Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Reforma zgjedhore s'duhet të ishte monopol i partive

Hënë, 01 June 2020 14:22

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u shpreh me anë të një deklarate sot pas mosarritjes së kompromisit politik midis palëve për Reformën në Drejtësi se ajo nuk duhet të jetë monopol i partive palitike dhe se praktika që u ndoq nga këshilli Politik, e mbyllur dhe pa gjithpërfshirje, nuk qe e drejtë.

KSHH tha se "shpreson se përfaqësuesit e këtij Këshilli në radhët e mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare, nëpërmjet dialogut dhe konsensusit konstruktiv, do të arrijnë në rezultate konkrete që do të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të standardeve që kërkohen në përputhje me aktet ndërkombëtare, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë."

KSHH vërejti se "pavarësisht nevojës për dialog dhe konsensus të gjerë midis forcave të ndryshme politike, ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të jenë monopol i partive politike dhe bën thirrje për të shmangur konsultimin formal dhe për të dëgjuar efektivisht mendimin e grupeve të interesit, ekspertëve, si dhe organizatave dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile."

KSHH theksoi se "konstatoi me keqardhje se me krijimin e Këshillit Politik, pavarësisht rëndësisë që ky Këshill mbart në drejtim të dialogut dhe konsensusit sa më të gjerë politik, u shmang çdo konsultim me shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit. Në fakt u veprua në mënyrë të mbyllur, me përjashtim të deklaratave verbale të bëra në media, nga përfaqësues të këtij Këshilli.

Në përfundim, KSHH nënvizoi se praktika e ndjekur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore nuk ka qenë një praktikë e drejtë, pavarësisht nga qëllimet e mira që Reforma Zgjedhore të përfundonte sa më shpejt. Gjithëpërfshirja dhe konsultimi, si parime të rëndësishme në një demokraci funksionale, janë të domosdoshme dhe përbëjnë shtyllë të rëndësishme për një reformë zgjedhore të plotë, të gjithëanshme dhe në përputhje me standartet," ka theksuar Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...