‘Reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse me dialog’, një kujtesë për kushtin e BE-së dhe Bundestagut për nisjen e negociatave

Tuesday, 02 June 2020 15:29

Ndërkohë që përfaqësuesit e palëve politike janë duke kryer bisedime jashtë tryezës së Këshillit me ambasadoren e SHBA, kryeministri Edi Rama, nuk ka shfaqur ndonjë vullnet për të ndryshuar diçka nga bisedimet aktuale, në lidhje me garancitë që duhet të ketë opozita në zgjedhje. Në Konferencën e sotme, ai përmendi se reforma zgjedhore është kusht i Bundestagut dhe Bashkimit Europian, por la të hapur rrugën për ta miratuar draftin në mënyrë të njëanshme në Parlament. Nëse kjo ndodh, jo vetëm që do të zbulohet qëllimi i kryeministrit për të marrë vetë gjithçka nën kontroll, edhe komisionerët që dikur kishte opozita, por gjithçka do të shkonte kundër qëllimit të kushtit të Bashkimit Europian -  reformë gjithëpërfshirëse. Kjo është arsyeja pse Komisioneri për Zgjerimin kërkoi sot reform konsensuale. Për të mos rënë pre e keqinterpretimeve, më poshtë janë të pacensuruara deklarimet kushtet e Bundestag-ut, BE-së dhe rekomandimi i OSBE-së për çështjen e reformës zgjedhore dhe miratimin e saj me consensus gjithëpërfshirës. 

KUSHTI I BUNDESTAG-UT

“Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

•       Të merret vendim për reformën zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe siguron një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore, si dhe të bazohet në rezultatet e komisionit ad hoc të reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e OSBE/ODIHR të datës 5 shtator 2019.”

 

REKOMANDIMI I OSBE/ODIHR-IT

Raporti i datës 5 Shtator 2019, Rekomandimi Prioritar nr. 1:

•       “Me qëllim forcimin e demokracisë pluraliste, rikonfirmimin e të drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje dhe demonstrimin e përgjegjësisë së përbashkët për integritetin e procesit zgjedhor, partitë politike dhe aktorët e tjerë zgjedhorë duhet të angazhohen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të lehtësojnë reformën zgjedhore për adresimin e rekomandimeve që përmban ky raport dhe raportet e mëparshme të ODIHR-it.”

“KUSHTI I BASHKIMIT EUROPIAN”

Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës për reformën zgjedhore, i cili përmendet në rekomandimin nr.1 të OSBE/ODIHR, konfirmohet nga vendimi i muajit Mars 2020 i Këshillit Europian:

•       “Përpara konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të miratojë reformën elektorale në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, të sigurojë një financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...