Ish zv/kryeministrja e qeverisë teknike në vitin 2017 dhe ish avokatja e Shtetit, Ledina Mandia, në një intervistë për gazetarin Zenel Çeliku, ka komentuar situatën politike në vend, duke nisur nga negociatat për Reformën Zgjedhore, sistemin zgjedhor dhe propozimin e opozitës për një qeveri-kujdestare 100 ditë para datës së zgjedhjeve.
Sipas Mandias, prishja e Teatrit Kombëtar ka prishur atmosferën mes mazhorancës dhe opozitës, por shpreson se palët do të gjejnë dakordësinë
Intervista:
Pyetje: Negociatat për reformën zgjedhore ne mes pakeve PS-PD-LSI jane acaruar shume. Kumundet te bashkohen dhe ku mund te ndahen palet? A mendoni se pas shembjes së teatrit do te kete rezultate Keshilli Politik (KP) i posacshem per Reformen Zgjedhore?
Përgjigje: Mendoj se palet do te shfaqin vullnetin politik per te gjetur kompromis per te perfunduar Reformen Zgjedhore me qellim arritjen e objektivave me qellimin per integrimin e Shqiperise ne BE. Shembja e Teatrit Kombetar e konsideroj veprim te pajusitifikuar nga qeveria, i cili e demton imazhin e Shqiperise ne mbare boten ne kushtet qe Shqiperia po ben perpjekje per te integruar ne konsoludimin e Shqitit Ligjor ne integrimin e BE. Kuptohet qe organet ligjzbatuese do te thpne fjalen e tyre per cdo veprim te pa menduar mire nga ana e cdo qeveritari apo kushdo tjeter per sakohe demtohet interesi poblik dhe trashegiminia kulturore ne nje vend te vogel dhe histori jo shum te gjate shtetformuese sic eshte Shqiperia. Pavaresisht kesja situate te krijuar, ne mendimin tim palet politike duhet te vazhdojne te gjejne gjuhen e perbashket per te ardhur ne propozime konkrete te pranueshme ten je standarti europian qe e bejne Shqip te denje qe ne te ardhmen te jete pjese e familjes se madhe Europiane.
Pyetje: Ambasada amerikane i ka sugjeruar Këshillit Politik si model sistemin danez që parashikon lista të hapura kandidatësh dhe një ulje pragu, duke favorizuar partitë e vogla ndryshimin e sistemit zgjedhor, Kush eshte mendimi juaj?
Pergjigje; Une e konsideroj se cdo propozim nga faktori nderkombetar, aq me teper nga SHBA-te, si nje udherefyes qe sherben per palet politike qe te zhvillojne diskutimin dhe te vendosin shtyllat mbi te cilat do te realizohet sistemi zgjedhor ne Shqiperi. Jane pikerisht palet politike ato te cilat do te duhet te angazhohen me vullnet te plote per te pare cdo mundesi ten je qasje e cila do ti pershtatet sa me mire realitetit shqiptar.
Pyetje: Si mendoni, negociatat për reformën zgjedhore a do te kete rezultate? Ku pajtohen dhe ku ndahen palët deri tani? A ndikon atmosfera konfliktuoze e prishtjes se Teatrit Kombetar?
Përgjigje: Mendoj dhe shpresoj se negociatat do te kene rezultate pozitive nese mazhoranca do te jete serioze per sa kohe pretendon se perfaqeson nje pjese te konsiderueshme te elektoratit shqiptar. Shembja e Teatrit ka prishur ndjeshem atmosferen e maredhenieve Pozite-opozite., per sa kohe qe interesi qytetare eshte cenuar rende, gje e cila eshte pare publikisht per te cilen kane reaguar ashper shume media presigjoze ne mbare boten. Per hir te procesit te integrimit per te realizuar nje system zgjedhor qe e meritojne shqiptaret, opozita ka shfaqur vullnetin pozitiv per te permbyllur kete process ne nje kohe sa me te shkurter.
Pyetje: PD-ja kembengul per qeveri kujdestare si garanci për procesin, a mendoni se do te arrihet?
Përgjigje: Ne 2017 ne kuader te mareveshjes PS & PD kam ushturar funksionin e Zv/kryeministres ne qeverine teknike te krijuar me qellim ne garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme per qytetaret shqiptare. Ne kete funksion kame drejtuar njekoheisht Task Forcen e krijuar enkas per monitorimin e sjelljes se administrates shqtetarore dhe perdorimin e parave publike gjate fushatas elektorale ne zgjedhjet e pergjthshme te vitit 2017. Ne perfundim te ushtrimit te ketij funksioni kame hartuar nej raport me gjetje perkatese dhe me propozime konkrete per te ardhmen me qellim realizimin dhe garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Nje nga keto propozimeve ka qene edhe propozimi per krijimin e nje qeverie teknike para zgjedhjeve. Ne perfundim te funksionit tim si Zv/kryeministre, ky raport me propozime konkrete nga ana ime i eshte vene ne dijeni Predidentit, Kryeministrit, Kryetarit te opozites, OSBE-ODHIR, Ambasa. Amerikan, Delegazionit te OSBE dhe KE. Faktori Nderkombetar e kane vleresuar kete raport dhe propozimet konkrete duke e cilesuar sin je shembull pozitiv i pari ne llojin e tij. Keshtu qe e mbeshtes patjeter propozimin per qeveri teknike-kujdestare duke e vleresuar pozitiv fatin qe palet politike e moren ne konsiderate nje propozim te tille per ta futur ne diskutime. Do te isha shume e lumtur nese palet politike do te bien ne marreveshje per te realizuar nje zgjidhje te tille.
Pyetje: Cili eshte pozicioni dhe ndikimi i Ambasadores Amerikane ne kete çeshtje?
Pergjigje: Une e kame vleresuar dhe e vleresoj mbeshtetjen dhe protagonizmin e SHBA-ve ne te gjithe proceset shtet formuese dhe integruese dhe per kete jame shume entuziaste.
Pyetje: Nëse nuk arrihet marrëveshja, a rrezikohet ecuria e procesit të integrimit?
Pergjigje: Mendoj dhe shpresoj se shqiptaret dijne ta gjejne gjuhen e perbashket ne momentet kritik ku diskutohet per te ardhmen e shqiperise dhe interesa te shqiptareve te cilat i perfaqesojne. Une besoj se ne cdeo rast interesi kombetar prevalon ne cdo rast mbi cdo interes tjeter minimalist partiak. Ne kushtet qe jame besimplote ne kete drejtim, nuk du ate mendoj per nje deshtim i cili do te demtonte procesin e integrimit.