Ka një interes të vazhdueshëm të faktorit ndërkombëtar, që në momentin që Reforma Zgjedhore ka qenë kryefjalë e dialogut politik, që palët duhet ta bëjnë. Interesi i tyre ka qenë i lartë për dialogun dhe gjetjen e konsensusit. Për këtë, ndërkombëtarët meritojnë një falënderim të madh, pasi janë garant që tryeza të mund të prodhojë konsensus.
Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë. Identifikimi biometik eshte i domosdoshem,por pse Rama nuk e pranon identifikimin biometrik? Rasti i Krujës ku 600 emigrantë kanë votuar në 2017-ën nderkohe qe nuk ndodheshin fare ne Shqiperi,apo dhe pafund raste te ketij lloji tregojne shume qarte perse Rama nuk e pranon identifikimin biometrik.Ai kerkon edhe kete here te vjedhe zgjedhjet . Rilindja nuk do që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar, që komisionerët të mos mbushin kutitë në mbylljen e procesit të votimit për ata që nuk erdhën të votonin dhe të mos votohet me karta identiteti të falsifikuara. Edi Rama e bëri të qartë që nuk eshte i gatshem për këtë.
Ata që janë kapur me zë e figurë duke vjedhur votat janë tërhequr në momentet e fundit nga konsensusi.
Ramës i leverdis të heshtë, do bëjë mirë të heshtë, se shqiptarët e dinë kush është në konflikt të hapur me procesin zgjedhor. Rama duhet të reflektojë për pikat në të cilat duhet të japë konsensus. Përveç kësaj ka dhe 14 detyra të tjera, që nuk i ka të lehta. Nuk e ka të lehtë të dorëzojë bashkëpunëtorët e tij te droges tek drejtësia, por ato janë halli tij, jo i shqiptarëve.