Tryeza për Reformën Zgjedhore që po zhvillohet në rezidencën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim është ndërprerë.
Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë ndërprerë diskutimet dhe kanë shkuar për të bërë konsultime me krerët e partive.
Që prej orës 10:00 në rezidencën e ambasadës së SHBA-së në Tiranë janë duke u zhvilluar konsultime të tjera për Reformën Zgjedhore.
Një takim prej 9 orësh u zhvillua ditën e djeshme.