Protestës së sotme në Tiranë, kundër abuzimit seksual me 15-vjeçaren nga roja i një shkolle në Tiranë, i është bashkuar edhe ish deputetja e LSI, Floida Kërpaçi.
E shoqëruar edhe nga të rinj të LRI-së, Kërpaçi ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të cilat mbartin edhe mesazhe të forta.
"Mos hesht më! Shteti ynë ka dështuar sepse nuk është i aftë të garantojë mbrojtjen e duhur për viktimat e dhunës dhe abuzimit seksual. MOS I PREK VAJZAT! DËNIM PËR DHUNUESIT", shkruan Kërpaçi në postimin e tij.
Aktualisht protesta është zhvendosur para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve ku po kërkohet dorëheqja e ministres Besa Shahini.