Analisti Enton Abilekaj ka folur edhe për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, duke zbuluar edhe çfarë ka mbetur për tu dakordësuar midis palëve.
‘ Kjo marrëveshje ka mbaruar. Ajo që nxorri ambasadorja ishte drafti përfundimtar. Drafti është pak a shumë që ka nxjerrë Gjiknuri në parlament. Nuk do të ketë qeveri kujdestare. Do të ketë identifikim biometrik. Nëse arrihet në çdo nivel identifikimi biometrik sado politik të jenë komisionet, do kemi zgjedhje të lira.
Tanimë procesi ka mbetur te numërimi.
Që është një process fizik.
Partitë e opozitës kërkojnë të kenë komisionerë dhe LSI kërkon komisionerë në çdo komision.
Kjo marrëveshje ka marrë maksimumin e vet.
Edi Rama nuk ka vullnetin politik për zgjedhje të lira.
Ne kemi një kod të mirë por Edi Rama nuk ka vullnet politik për zgjedhje të lira.’