Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se po shikohet mundësia që të hiqen taksat për bizneset e vogla deri vitin e ardhshëm.
Teksa ka publikuar disa foto ku shihet se bizneset kanë njoftuar mbylljen per shkak te situates se shkaktuar nga COVID-19 dhe dhënien e ambienteve me qira, demokratja theksoi se ‘Ramavirusi’ po ‘vret’ bizneset
REAGIMI I TABAKUT
Ramavirusi që vret bizneset
Për shtatë vjet me radhë banda ne pushtet ka goditur ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve. Paketat fiskale të drejtuara nga Ramavirusi kanë pasur si synim grabitjen e bizneseve përmes taksave të larta dhe politikave jo stimuluese ndaj bizneseve. Rënia e konsumit dhe rritja e papunësisë ka thelluar edhe më tej varfërinë. Goditjen më të rëndë e ka marrë shtresa e mesme ndërsa ndihma qesharake ekonomike që ishte sa 0.86% e PBB-së nuk shërbeu për kurrgjë.
Biznesi si kurrë me parë është sulmuar, taksat janë rritur, mbi biznesin e vogël është vendosur tvsh, këtë vit fillon dhe fiskalizimi një gjobe prej 53 mijë lekësh për bizneset.
Si pasojë e gjithë këtyre politikave, sot në Tiranë janë me qindra biznese që mbyllen si pasojë e një krize më të thellë dhe të hershme se e COVID-19. Bizneset mbyllen në rrugët kyç të Tiranës, ndërkohë që me dhjetra biznese të tjera në brendësi të lagjeve janë në zgrip. Shqipëria është në një krizë të thellë dhe sistematike dhe ka nevojë për ndryshim në politikbërje dhe vizion për ekonominë.