Kreu i shtetit, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët sa i takon faktit se negociatat për të arritur një marrëveshje mes palëve, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, këtë herë është zhvilluar në një seli diplomatike.
Meta theksoi se është në vullnet të të dy palëve që të zhvillojnë bisedimet atje ku e shohin të arsyeshme.
“S’mund të jap përgjigje të tillë. Është në vullnetin e të dy palëve për të zhvilluar bisedimet ku e shohin të arsyeshme. E rëndësishme është që të ketë tym të bardhë”, tha shkurtimisht Meta.