Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë dhe në veçanti Kryeministrin Edi Rama se sundimi i krimit në vend është shndërruar në një normalitet, sidomos tani gjatë periudhës së pandemisë.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe një deklaratë nga selia e PD sot, nisur nga vrasja e dy vëllezërve në krujë një natë më parë, ku theksoi se po ndodhin vetëm dhunë, përdhunime, plagosje, vrasje dhe se kreu i qeverisë, Rama nuk sheh pendesë për asgjë, por ka zgjedhur sulmin për t’i shpëtuar përgjegjësisë.
“Dy vrasje në Krujë, vrasje në Vlorë, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë: krimi bën festë, Policia ka ikur në drejtim të paditur, se shefi i Policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje dhe duke rrahur një fëmijë; se Policia është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron që zbulojnë vetëm 30 fidanë. Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit
Vrasja e dyfishtë mbrëmë në Krujë është vetëm episode. Janë akte që frymëzohen nga mbroja shtetërore e Edi Ramës. Edi Rama, strategu i kësaj dhune dhe që nuk gjen pendesë as në rastin e dhunimit të një 15-vjeçareje. Mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi.-”