'Vjedhje për 'Guinness' e Edvin Hajdutit dhe Carlo Malavitës: 5000 m2 truall në mes Tiranës'

Premte, 05 June 2020 15:10

Nga Sali Berisha.

Një vjedhje me vendim qeverie dhe me çmim për Guinness, e Edvin Hajdutit dhe Karlo Malavitës! Dokumentet e plota të vjedhjes me VKM të 5000 m2 tokë truall në mes të Tiranës nga Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita!

 

E pashembullt!

Edvin Hajduti paska nxjerrë vendim qeverie për të prishur objektet, që ia ka dhënë me 1 euro vetes dhe Carlo Malavitës, për vjedhjen e përbashkët të 5000 m2 tokë truall në zemër të Tiranës për ngritjen e mediave të tyre.

Në kohë pandemie, krize financiare, kur ka lënë mijëra punonjës pa pagën minimale, halli i Edvin Hajdutit është si t’i përvetësojnë miliona euro me Carlo Malavitën për mediat e përbashkëta.

Ky vendim qeverie është për çmim Guinness!

Kjo, pasi ligji njeh detyrimin për të marre leje prishjeje në bashki dhe nuk ka asnjë vend të botës që të nxjerrë qeveria, VKM për të prishur objektet!

Kjo bëhet vetëm që të vjedhin maksimalisht pa fre!

Se, nëse do të aplikonte në bashki për prishje objektesh, Edvin Hajdutit dhe Carlo Malavitës do t’u duhej të paguanin taksën për lejen e prishjes si çdo zhvillues.

Por ligji është “teknikalitet i parëndësishëm” kur është fjala për të vjedhur Rama-Bolino!

Kështu pra, Edvin Hajduti po vjedh 5000 m2 tokë tek ish-Reparti i Orëve në rrugën “Ndre Mjeda” dhe duke i falur Carlo Malavitës, së bashku me objektet e ngritura me para taksapaguesish dhe po le 50,000 banorë pa gjimnaz.

Pra, me këtë rast Edvini dhe Carlo bëhen pronarët më të mëdhenj të ndërtesave publike dhe trojeve në Tiranë.

Historiku i një vjedhjeje ditën me diell: 

2013: Plani i Tiranës caktoi ish-Repartin e Orëve në rrugën  “Ndre Mjeda” si shkollë të mesme, që do t’i shërbente gati 50,000 banorëve të zonës që nuk kanë asnjë shkollë të mesme. Kjo shkollë u shënua edhe në hartë, edhe në rregullore.

2017: Veliaj zhduk shkollën e mesme në rrugën “Ndre Mjeda” nga plani i ri urban i Tiranës.

2019: Rama nxjerr 3 VKM, që t’i falë si t’i kishte të vetat edhe tokën, edhe ndërtesën publike të ish-Repartit të Orëve, biles edhe VKM që t’i prishë objektet që ishin lënë me qera!!! Bie edhe objekti i qerasë!

Image

Ky shtet nuk i jep objektet, pronarit të tokës, që ia ka rrëmbyer prej 70 vitesh, edhe kur i kthen tokën e detyron pronarin denbabaden të paguajë 700 mijë euro për të privatizuar objektet e vjetra të rrënuara, por kur i ngroh xhepin Rama/Veliajt dhe bëhesh legen në çdo media për të mbrojtur pushtat e shtetit, toka me gjithë objektet të falen me 1 euro!

Nëse do të kishte SPAK të pavarur, mjafton që t’i drejtonte Sulltanit dhe mashës së tij disa pyetje si:

1. Pse u zhduk shkolla e mesme nga Plani Urbanistik i bashkisë në 2017, kur ekzistonte në çdo plan urban përfshi edhe në Planin e Përgjithshëm Rregullues të miratuar në 2013?

2. Pse u dha kjo pronë me vendim qeverie dhe jo me vendim të Këshillit Bashkiak?

3. Pse nuk u lidh kontrata me bashkinë, por u dashka lidhur me qeverinë kur prona e ish-Repartit të Orëve ishte në administrim të bashkisë?

4. Pse të mos paguajë Carlo, mijëra euro sipas ligjit të qeradhënive që ka në fuqi bashkia?

5. Si ka menduar bashkia e Tiranës të zgjidhë çështjen e një shkolle të mesme për 50,000 banorët nga sheshi “Ataturk” tek pallati me Shigjeta dhe gjithë ish-Fushën e Aviacionit?

6. Pse mos të nxirrej toka në ankand nëse shteti nuk e donte për shkollë?

7. Pse mos të paguajë të paktën çmimin e referencës, Carlo Malavita, për tokën mes Tiranës?

8. Pse nxorri VKM për të prishur objektet dhe çuditi gjithë botën?

9. Pse mos të aplikonte për leje prishjeje objektesh dhe të paguante taksën, Carlo Malavita?

10. Pse u shkel ligji për Kthim-Kompensimin e Pronës që ndalon dhënien e tokave të tretëve, derisa të përfundojë procesi i kthim-kompensimit?

Çfarë interesi i madh strategjik për vendin kishte këtu që duhej shkelur ligji?

Janë dhjetëra investitorë që mund të paguajnë mbi 1,200,000 euro që kushton toka sipas referencës shtetërore.

Me kaq para, shteti mund të paguante pagat për mijëra punonjësit e Beratit, që protestojnë për pagën e bukës së gojës ose mund të ndërtonte 60 apartamente për banorët e Durrësit apo Thumanës që kanë mbetur në rrugë dhe që Edvini u thotë “PO KU T’I GJEJMË PARATË?”

Përgjigja është e thjeshtë: MOS VIDH me Carlo Malavitën dhe ja tek janë paratë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vjedhje të hapur shtetërore dhe i garantoj hajnat se drejtësia vonon por nuk harron!

Këtu më poshtë keni dokumentet e kësaj vjedhjeje publike.

 
Login to post comments