‘Me këtë marrëveshje fitoi Basha/ Salianji: SHBA po kërkon ndryshim kursi

Premte, 05 June 2020 23:19

sh deputeti i PD, Ervin Salianji ndërsa foli për marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, tha se kjo “është fitore e Bashës, Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi”.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Salianji u shpreh se me arritjen e marrëveshjes u bë vetëm hapi i parë, ndërsa theksoi se deklaratën e Ambasadores së SHBA se “topi është në fushën e Bashës” i lexon si “ndryshim kursi”.

 
 

“Së pari, është arritur ajo që nuk ka qenë për shumë vite në Shqipëri. Ne kemi arritur të shmangim mbledhjen e kartave, do bëhet identifikim biometrik 100%.  Qeveria do të ketë një komision, trupa të ndryshme të balancuara. Do të identifikohesh përmes gishtit kur të shkosh tek kutia e votimit, që mos të votosh dy herë e të mos votoj unë për ty. Arritja e sotme pavarësisht çfarë ka bërë Rama, ai ka dashur që mllefin popullor ta fitojë me teknalitete, sot i ra tërësisht. Është fitore kjo e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike e opozitës në tërësi.

 
 
 

Sot është shumë  e rëndësishme që të kthehet institucioni i votës së lirë. Sot kemi bërë një hap përpara. Listat e hapura duhet të kenë presion publik, por e rëndësishme është të garantojmë njëherë zgjedhjet. PD kërkon të hapë listat, çështja është të garantojmë zgjedhjet. Ne jemi gati për lista të hapura. Ky zgjedhjet i do si luftë. Amerikanët po duan ta heqin Ramën, se e kanë thënë disa herë “Basha është e ardhmja, topi në fushën e Bashës”, unë i lexoj këto si ndryshim kursi. Në qendra votimi do të ketë kamera gjatë votimit që do ketë kontroll, Nuk do lejohen më këta banditët apo kushdo që rri në perimetrin e  KZAZ, vetëm votuesit. U hodh një hap, zgjidhja është qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Miratimi i Reformës është hap  parë, i dytë është implementimi dhe i treti ndëshkimi. Ky është vetëm fillimi. Ne do garantojmë votën e do vijmë në pushtet me votë të lirë”, tha Salianji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...