Zbardhet marrëveshja për Kodin Zgjedhor

Saturday, 06 June 2020 08:00

 

Keshilli-Politik-1Zbardhet marrëveshja e firmosur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore. Panorama.al ka siguruar draftin konsensual që është firmosur sot mes palëve në mbledhjen e Këshillit Politik.

Sipas draftit të miratuar sot, është vendosur që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i nënshtrohet procesit të reformimit, ndërkohë që do të krijohet posti i zv.kryetarit të KQZ-së, që do të kujdeset për procesin e zbatimit të projektit të identifikimit biometrik të votuesve.
Ndërkohë që pranë KQZ-së do të jetë dhe dy eksperte te huaj që do të ndihmojë në përgatitjen, trajnimin dhe zbatimin e procesit të identifikimit biometrik.

Sistemi nuk preket

Partitë politike kanë rënë dakord që të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor. Në dokumentin e siguruar nga Panorama.al theksohet se “për këtë palët nuk kanë arritur konsensus”.

Ndërkohë që opozita është tërhequr nga kërkesa e saj për Qeveri Tranzitore para zgjedhjeve.

Në këtë draft, palët kanë rënë dakord që Kolegji Zgjedhor të përbëhet vetëm nga anëtarë që kanë kaluar procesin e vetingut, ndërsa PD është tërhequr nga kërkesa e saj për të përfshirë në këtë proces Gjykatën Kushtetuese.

Komisionet e votimit

Partia Socialiste është tërhequr nga propozimi i saj për të depolitizuar komisionet e votimit dhe ato të numërimit. Ndërkohë që në draftin konsensual të firmosur nga palët theksohet se Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve do të kenë të njëjtën strukturë si në zgjedhjet e shkuara.

Blerja e votës

Ndërkohë, në dokument thuhet se Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të pranueshme reciprokisht kur dhe ku është e mundur të adresojë rekomandimet kryesore të ODIHR në lidhje me: (1) blerjen e votave; (2) presion ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimi dhe abuzimi i burimeve të administratës, shtetërore dhe financiare; (4) përplasje me grupet kriminale; (5) liria e votës dhe fshehtësia; dhe (6) manipulimi dhe falsifikimi i rezultateve zgjedhore.

“Mungesa eventuale e progresit në këto propozime NUK do të parandalojë ose vonojë një marrëveshje dhe miratimin e saj në Parlament të masave siç është rënë dakord në pikat 1-9”, thuhet më tej.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...