Ruttershoff:Marrëveshja për Reformën të ketë transparencë dhe sqarime për publikun

Saturday, 06 June 2020 09:30

Tobias Ruttershoff, drejtues i zyrës në Tiranë të Fondacionit gjerman KAS” ka qene besimplotë se marrëveshja për Reformën zgjedhore në Shqipëri do të arrihet. Në një intervistë për DW, në kohën kur negociatat ishin në vlim, Ruttershoff tha: "Jam optimist që në kohën e duhur, do të kemi një marrëveshje midis maxhorancës socialiste dhe opozitës për reformën zgjedhore".

Madje, optimizin e tij ai e vijoi edhe me një kërkesë për atë që e konsideroi si të mundur se do të realizohej patjetër.
"Jam optimist që në kohën e duhur, do të kemi një marrëveshje midis maxhorancës socialiste dhe opozitës për reformën zgjedhore, që do t'i hapë rrugën zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme dhe ku do të marrin pjesë të gjitha forcat politike. Shumë e rëndësishme është që pasi të nënshkruhet marrëveshja, të ketë transparencë të plotë dhe sqarime për publikun shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar lidhur me çështjet e diskutuara dhe sesi është menduar që ato të zgjidhen. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e presionit ndaj administratës publike, por edhe me gjëra të tilla si blerja e votave apo financimi i partive. Palët duhet të zgjidhin gjithashtu përmbushjen, në mënyrë të mjaftueshme, të kushteve të Bundestagut gjerman dhe Këshillit të BE-së për fillimin e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në BE."

Tobias Ruttershoff vërejti gjtihashtu se "rReforma zgjedhore është vetëm një nga kushtet e përcaktuara nga Bundestagu gjerman dhe Këshilli i BE që Shqipëria të hapë negociatat për hyrjen në BE. Këto kushte u mirëpritën nga të gjitha partitë politike në Shqipëri. Pres dhe shpresoj që të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces t'i përmbahen, t'i plotësojnë këto kushte dhe t'i tejkalojnë vështirësitë që paraqet plotësimi i tyre. Është një rrugë e gjatë dhe është në natyrën e negociatave që të gjitha palët do të duhet të bëjnë kompromise. Gjithsesi, të gjitha palët ia kanë borxh këtë publikut shqiptar, që dëshiron kaq shumë hyrjen në BE dhe një të ardhme më të mirë për vendin."

Tobias Ruttershoff drejton zyrën në Tiranë të Fondacionit gjerman " Konrad Adenauer”

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...