Dita Kombëtare e Suedisë, Meta urim Mbretit Carl:Një vend kampion i demokracisë, miqësia do vazhdojë të rritet edhe më tej në ardhmen.

Saturday, 06 June 2020 09:51

Sot është Dita Kombëtare e Suedisë, një vendi kampion të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë.

Ndaj bashkë me urimin zyrtar për Madhërinë e Tij, Carl XVI Gustav, dua të shpreh urimet më të mira për të gjithë bashkëkombasit tanë, të cilët jetojnë në këtë vend si qytetarë të denjë dhe janë faktor i rëndësishëm për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve e popujve tanë.

Ne jemi të lumtur që shumë prej tyre kanë arritur majat e suksesit në këtë vend në të gjitha fushat.
Dhe kjo vetëm falë mundësive që ofron demokracia e vërtetë. 🇦🇱🤝🇸🇪

📌 Madhëria Juaj, Mbreti Carl XVI Gustaf,

Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë t’Ju përcjell edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të ngrohta!
Kam kënaqësinë t’i shpreh Familjes Mbretërore dhe të gjithë qytetarë suedezë urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë kaq të rëndësishme për Suedinë.
Duke përfituar nga ky rast shpreh vlerësimin për marrëdhëniet miqësore dhe kahershme mes Suedisë dhe Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur se në saje të vullnetit dhe vendosmërisë sonë të përbashkët, kjo miqësi do të vazhdojë të rritet e të forcohet edhe më tej në ardhmen.

Madhëria Juaj,

Teksa pandemia COVID-19 ka goditur mbarë botën dhe vendet tona, uroj që së bashku me veprime të mirëmenduara e bashkërenduara, me mençuri dhe force do ta kapërcejmë këtë situatë, do të rikthehemi në normalitetin e jetës së përditshme dhe do të kemi një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Duke përsëritur urimet e mia më të mira për shëndetin tuaj si dhe begatinë e Suedisë, ju lutem Madhëri pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë! 🇦🇱🤝🇸🇪

Modifikuar më Saturday, 06 June 2020 10:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...