“Acqua alta” nga Venecia

Saturday, 06 June 2020 11:28

 

Një dallgë e re dhe e fortë veneciane është përplasur dje në fytyrën e qeverisë, si për ta kujtuar se duhet të ndërmendet, të esëllohet, dhe të ndalë ngarendin në kurriz të Kushtetutës, parimeve të demokracisë dhe kapjes së çdo pushteti.

Brenda pak ditësh, është e dyta goditje që vjen ndaj mazhorancës dhe Edi Ramës, nga Komisioni i Venecias, një institucion i pranuar gjerësisht nga të gjitha palët, si i pakontestueshëm, dhe që opinionet e tij bëhen automatikisht të detyrueshme.

Këto kthime mbrapsht që do të detyrohet qeveria të bëjë, kanë të bëjnë pikërisht me avancimet e saj më problematike.

Me kapjen e drejtësisë dhe me cenimin e fjalës së lirë.

 

Dy elemente me të cilat Edi Rama me korin e elisave dhe taulantëve po furnizonte çdo ditë propagandën e tij helmuese dhe luftën ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve.

Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, aty ku Edi Rama kërkoi të lëshonte spirancën dhe të ankoronte enturazhin e tij.

Pra, i kërkoi kryeministrit të tërhiqet nga përpjekja për ta kapur edhe këtë instancë, kyçen në fakt në sistemin tonë të drejtësisë. Po ashtu, aty ka edhe vërejtje dhe kontestime të tjera që kanë të bëjnë me dyshimet e hedhura nga opozita për mënyrën se si u krye vettingu dhe dyshimet për njëanësi politike.

Po ashtu, dje i kërkoi të tërheqë mbrapsht iniciativën për antishpifjen, si një projekt që cenon lirinë e shprehjes.

Komisioni i Venecias me këto dy rekomandime, ka nxjerrë në pah, ka ekspozuar botërisht, dy zgjatimet më të rrezikshme të autokratit Edi Rama, kapjen e drejtësisë dhe shtypjen e medias.

Janë dy pushtetet më delikate dhe më të rëndësishme në një vend.

Me rënien e tyre zyrtarisht, do të kishim një diktaturë të re të instaluar në vend. Ashtu siç ka konstatuar edhe Freedom Housenë raportin e saj të fundit, duke thënë se tashmë, në vende si Shqipëria, udhëheqësi nuk bën më kujdes as për fasadën e demokracisë.

“Acqua Alta” e Venecias, duhet të shërbejë si ndërgjegjësim sidomos për monitoruesit, partnerët ndërkombëtarë dhe ambasadorët që janë të vendosur në Tiranë, prej të cilëve autokrati merr vazhdimisht oksigjen. Shqiptarët nga ana tjetër, e kanë kuptuar me kohë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...