Reforma Zgjedhore/ Ish-deputetja: Rama nuk e do ndryshimin e sistemit, duhet një studim i thelluar

Saturday, 06 June 2020 17:52

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka e ftuar në Fax News foli ne lidhje me marrëveshjen për Refromën Zgjedhore, ku ndër të tjera foli edhe për ndryshimin e sistemit.

Caka u shpreh se ndryshimi i sistemit ka qenë një kërkesë e opozitës dhe se LSI ka vite që kërkon ndryshimin e sistemit.

Caka argumentoi se për ndryshimin e sistemit duhet një studim i thelluar, dhe fillimisht mund të implementohet një projekt pilot.

“Nuk e di pse ju është krijuar kjo bindje. Ndryshimi i sistemit ka qenë një prej propozimeve.

LSI ka vite që ‘bërtet’ për ta ndryshuar.

Ai që nuk e do ndryshimin e sistemit më shumë është Edi Rama. Është e qartë se ai nuk dëshiron vetë që ta ndryshojë këtë sistem.

Për momentin mendoj se duhet një studim i thelluar. Gjykoj se ndryshimi i sistemit ka qenë totalisht në dorë të Edi Ramës.

Edhe me listat e hapura janë lidershipët e këtyre partive që çojnë emrat, ana tjetër e medaljes është që janë qytetarët ato që votojnë.

Ne jetojmë në një vend të varfër që janë të rrethuar nga njerëz që kanë dëshirën për të blerë votën.

Mendoj se për shumë arsye është e nevojshme, pro mendoj se duhet një studim i thelluar konkret dhe në terren, një projekt pilot fillimisht dhe pastaj në të gjithë vendin.”- tha Caka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...