Avioni i "Air Albania", që do nisej me synim riatdhesimin e disa shqiptarëve, ka pësuar një defekt në aeroportin e Frankurtit.
Lajmi bëhet i ditur nga një qytetar, i cili e ka denoncuar rastin te ish kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij, për shkak të vonesës qytetarët kanë shpërthyer me thirrje Rama ik.
"Air Albania pëson defekt në Frankfurt! Qëndron në fushë! Pasagjerët: Rama ik!", shkruan Berisha në postimin e tij, teksa publikon edhe mesazhin e qytetarit.
"Doktor, Air Albania pëson difekt në Frankfurt. Është me gati dy orë vonesë. Pasi doli në pistë u kthye. Pasagjerët po thërrasin Rama ik ndërkohë që s'ju jepet asnjë shpjegim", shkruan qytetari.