"Po stërvitem për fitoren e 10 radhazi të kampionatit", mediat skoceze jehonë postimit të Metës për Celtic

Diel, 07 June 2020 18:56

 

"Presidenti i Shqipërisë stërvitet për fitoren e 10 radhazi të kampionatit skocez nga Celtic", shkruan një nga gazetat më të rëndësishme skoceze "The Celtic Star" të fansave të Klubit të Futbollit Celtic FC.
Media prestigjoze, që ndiqet nga miliona lexues në mbarë botën, i ka kushtuar vëmendje të madhe postimit të veçantë të Presidentit Meta në Twitter mëngjesin e sotëm.

Ja çfarë shkruan "The Celtic Star":

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë një tifoz i madh i Celtic qysh kur Rudi Vata luajti për këtë klub.  Ai ka përvetësuar vlerat dhe identitetin e ekipit dhe shikon çdo ndeshje me fanatizëm. Meta gjithashtu poston plot pasion për të gjitha gjërat e Celtic, teksa drejton vendin dhe zgjidh punët aktuale! Sot, në Durrës, Presidenti Meta vrapoi buzë detit në një fanellë keltike duke bërë një gjest me duar - dhjetë, duke nënkuptuar edhe fitoren e 10 radhazi të kampionatit nga Celtic FC.

Postimi i plotë:
"Sot në Durrës, duke u stërvitur për fitoren e 10-të radhazi të Kampionatit! Përqafime të zjarrta për të gjithë miqtë e mi Kelt dhe ju uroj të keni një të diel të shkëlqyeshme!  Jeni të mirëpritur të vizitoni Shqipërinë e bukur për pushimet verore! Unë ju premtoj se nuk do të zhgënjeheni", - shkruan Meta në postimin e tij në Twitter.

Login to post comments