Pamje alarmante, Berisha:Stop helmimit kriminal të banorëve të Manzës

Hënë, 08 June 2020 14:16

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet alarmante të ndotjes së ambientit në Manzë dhe i ka bërë thirrje, banorëve të zonës, të reagojnë me të gjtiha mjetet e mosbindjes civile ndaj kësaj qeverie, për të mbrojtur jetët e tyre.

“Stop helmimit kriminal të banorëve të Manzës, - shkruan Berisha në Fb. - Edvin Droga dhe narkoqeveria e tij po rrezikojne me plehrat që djegin helmet, jetën e fëmijëve, burrave, grave të Manzës. E gjitha kjo për aferat e tyre mafioze të Porto Romanos etj. Iu bëj thirrje të gjithë banorëve të Manzës, Maminasit, Sukthit dhe fshatrave përreth të reagojnë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile në mbrojtje të jetëve të tyre!”

Login to post comments