Më 15 qershor rinis transporti urban e ndërurban, a do të rritet çmimi i biletës? Reagon Rama

Hënë, 08 June 2020 19:04

Më 15 qershor rinis punën edhe transporti urban dhe ndërurban në Shqipërisë, sipas një protokolli të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Lidhur me këtë kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook, duke listuar mbështetjen e qeverisë ndaj këtij sektori.

 

Postimi i plotë i Ramës:

 

TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE

 

QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:

• NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
• ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020

 BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË

NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT

Kujtojmë se ditën e sotme, Shoqatat e Transportit protestuan para Ministrisë së Ekonomisë.

Modifikuar më Hënë, 08 June 2020 21:21
Login to post comments