Mbledhja e Këshillit të Integrimit Europian në Kuvend,Soreca:Shqipëria të vazhdojë të mbajë gjallë frymën e bashkëpunimit.

Tuesday, 09 June 2020 11:51

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca në fjalën e tij në Këshillin e Integrimit Europian në Kuvend tha se integrimi i Shqipërisë në BE tashmë po ndodh në realitet.

Soreca tha se strukturat e BE do të punojnë gjithmonë për Shqipërinë. Ai shtoi se Shqipëria do të duhet që të ruajë frymën e bashkëpunimit mes palëve politike.

Në këtë Këshill mbajtën fjalën e tyre edhe presidenti Ilir Meta, ministri i Jashtëm Gent Cakaj, kryeministri Edi Rama etj.

Luigi Soreca: Strukturat e BE do të punojnë gjithmonë për Shqipërinë. Shqipëria të vazhdojë të ruajë frymën e bashkëpunimit. Ju falënderoj që u bëtë bashkë si parti politike për Reformën Zgjedhore. Integrimi në BE nuk është tashmë aspiratë, por po ndodh në realitet. Legjislacioni i BE të vihet në zbatim nga ana e bashkive. Negociatat të udhëhiqen nga një grup i mirë.

Ilir Meta: Vendimi për të hapur negociatat pritet prej shumë kohësh nga shqiptarët. Rruga drejt Europës kërkon sjellje europiane. Të ketë vullnet politik dhe bashkëpunim ndërmjet palëve. nga ana ime si president i Republikës, do të vazhdoj përpjekjet e mia të pandërprera për integrimin europian të Shqipërisë. Zbatimi i Kodit të Ri Zgjedhor është një sfidë e re.

Gent Cakaj: BE ka vlerësuar procesin e Shqipërisë. Duhet vullnet politik. Vendet anëtarë të BE-së kanë vlerësuar progresin e Shqipërisë. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Komisionin Europian. Me rëndësi është që të kemi konsensus dhe të ecim përpara. Ka mbaruar shqyrtimi i kapitujve të legjislacionit të BE-së. Integrimi është proces që kërkon përfshirjen e të gjithë shoqërisë.

Kemi bërë hapat e duhura. Ky proces do të udhëhiqet nga një personalitet i shquar i yni. Të vazhdohet sjellja europiane e Shqipërisë, sic na e kanë kërkuar, për të vazhduar me sjelljen europiane të vendit. Duhet konsensus i brendshëm, të sillemi si një trup i vetëm, për të përfaqësuar vlerat tona strategjike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...