Kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi, ka folur për herë të parë pasi iu besua posti për të udhëhequr procesin e integrimit të vendit në BE.
I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Mazi foli për grupin negociartor, për të cilët u shpreh besimplotë se kanë njohuri të larta profesionale për ta çuar përpara procesin, ndërsa shtoi se megjithatë do të ketë sfida mjaft të mëdha përpara.
zef masi
Mazi shtoi më tej se janë shumë vende që kanë filluar më herët se Shqipëri procesin e integrimit dhe se “tashmë është radha jonë për ta përmbyllur”.
“Desha të nënvizoj se emërimi im në këtë post është një nder i madh për mua. Rruga që kam marrë përsipër vendi ynë, në unison të plotë, ka filluar shumë herët, që prej 20 vitesh. Ka vende që e kanë filluar këtë rrugë më herët, tani është radha jonë dhe para nesh, është një punë mjafte madhe, do të ketë sfida mjaft të mëdha përpara, këto sfida do kenë rëndësi të pallogaritshëm për vendin.
Grupi negociator është me njohuri shumë të larta profesionale dhe me përvoja të gjata në procesin e integrimit. Kam bindjen se ky është një moment historik për vendin, do jenë negociata më të rëndësishme që ka bërë Shqipëria në 70 vitet e fundit. Kjo punë do të arrihet të kryhet mirë e me cilësi, nëse vijojmë të koordinuar mirë, të jemi me një zë. Me përkrahjen edhe ndihmën e Këshillit, institucioneve të vendit, shoqërisë civile, faktorëve të tjerë, ne nuk do kursejmë energjitë për ta çuar përpara për mbylljen me sukses të negiociatave me BE”, tha Mazi.