Çështja “Kajmaku”/ Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares Shefkije Demiraj

E mërkurë, 10 June 2020 18:56

Sot pranë gjykatës së Tiranës u zhvillua seanca e parë për çështjen “Kajmaku”. Avokati i Agim Kajmakut, Z. Isuf Shehu depozitoi në sekretarinë e gjykatës kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Znj. Shefkie Demiraj.

Në kërkesën e siguruar nga BalkanWeb, përmendet se ka indicie që Znj. Demiraj është në proces Vettingu, proces ky që kryesohet nga Znj Pamela Qirko (Balluku) motra e Znj. Belinda Balluku, e cila rezulton, sipas informacioneve mediatike dhe të dhënave të tjera, kundërshtarja e vetme politike ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës.

Nga ana e avokatit, ky fakt përpërbën një shkak të rëndësishëm anshmërie, që parashikohet në nenin 17, pika “ë”, i Kodit të Procedurës Penale.
Dihet botërisht, rëndësia e procesit të vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët mund të rrezikojnë vendin e punës.

Nuk janë të pakta rastet kur gjyqtarët dhe prokurorët nën trysninë e vettingut, janë bërë pjesë e skemave dhe intrigave politike në vend, duke u bërë kështu palë me lojërat politike në dëm të interesave të qytetarëve apo dhe individëve me kredenciale publike, dhe kanë krijuar pikëpyetje të shumta mbi kredibilitetin e reformës në sistemin e drejtësisë që aq shumë është propaganduar gjatë këtyre viteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...