Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka komentuar sot një konferencë për shtyp arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.
Kryediplomati amerikan tha se mirëpret marrëveshjen, për të cilën tha se do të forcojë demokracinë në Shqipëri.
“Mirëpres marrëveshjen ndërpartiake në Shqipëri për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe të do forcojë edhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjitha palët që ta kodifikojnë këtë marrëveshje”, tha Sekretari i Shtetit Pompeo.