Balliu:'Krimi ka gjetur parajsën me Ramën në pushtet'

E Enjte, 11 June 2020 12:16

Nga Klevis Balliu.
Vrasje, plagosje, tritol: kjo është pamja sot në mbarë vendin. Shqipëria pa shtet dhe pa gjykata, sot drejtohet nga Mafia që vendosi deputetët në Parlament për t'i mbyllur gojën institusioneve. Ndërkohë, qeveria e zgjedhur nga Mafia, rrjep dhe vjedh Buxhetin e Shtetit për ta shpërndarë atë tek kumbarët e krimit.
Shqipëria në rrezik, Shqipëria e pambrojtur. Jeta e fëmijëve në shkolla në kërcënim nga tritolet që vendosen pranë ambjenteve të shkollave. Shqiptarët nën rrezik nga atentatet brenda në shtëpi. Sot fatkeqësisht, me këtë qeveri, krimi ka gjetur parajsën me Ramën në pushtet.

Login to post comments