Sipas tij, është viti i 7 që teza del, ndërsa ka akuzuar ministren Besa Shahini si të dështuar.
Reagimi i plotë i Belind Kellicit:
Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe Ëhatsapp-i para se provimi të mbahej.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!
Është i shtati vit rradhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.
Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit.