Ish deputeti i PD Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, në lidhje me Reformën Zgjedhore, deklaroi se Edi Rama nuk ka votat për këtë reformë, ndërsa shtoi se këto vota mundet t’i sigurojë.
“Edi Rama nuk ka votat, por mundet që t’i sigurojë. Unmë besoj se do të sigurohen 84 vota. Rama po e bën spektaklin e tij. Marrëveshjes i duhen votat e opozitës në parlament. Rudina Hajdari që në fillime ka kërkuar ndryshim të sistemit. Reforma nëse kalonj në parlament, është ligj kushtetues. Opozita në parlament i ka ca deputetë me eksperiencë si zoti Murrizi.
Zgjedhjet e ardhshme bëhen me ligjin e ri zgjedhor. Kërkesat e opozitës nuk janë shqyrtuar akoma. Qeveria kujdestare jep besim, kjo gjë është dëshmuar. Por skandalet nuk janë dënuar e kemi dosjen e Peshkopisë nga e cila nuk ka shtetas të dënuar. Opozita u imponua për identifikimin biometrik”, tha Mustafaj.
Besnik Mustafaj tha se Rama ka marrë dyfish më shumë borxhe sesa paraardhësit e vet, duke zhytur në borxhe të mëdha shtetin shqiptar.
“Edi Rama ka marrë dyfish borxhe se paraardhësit e tij dhe nuk dimë se ku i ka harxhuar. Propaganda se kemi ekonomi të shëndoshë është absurde. Forbes e nxirrte Shqipërinë të fundit në rajon për mbështetjen ekonomike, të fundit fare. Tregjet ndërkombëtare nuk kanë besim tek Shqipëria.
PD ka bërë disa kritika të drejta, si borxhet e mëdha qeveritare etj. Unë besoj se opozita duhet të ketë një program të mirë, që me të t’i drejtohet të gjithë personave, të fushave të ndryshme. Unë besoj se zoti Basha është i vetëdijshëm se duhet t’ju drejtohet shqiptarëve me një program të strukturuar”, vlerësoi Mustafaj.
Më tej, Mustafaj u shpreh se ekonomia shqiptare ka një rënie shumë të madhe.
“Sot jemi në një situatë të rëndë ekonomike. Ekonomia jonë sot është minus nëntë. Pra, është gjendje shumë e rëndë. Duhet një gjuhë e re, europiane. Gjuha e ndryshon shoqërinë. Unë besoj se edhe protestave nuk iu ka ikur koha. Protestat janë rast gjithashtu për të bërë dallimin mes opozitës nga pjesa politike tjetër. Jam ithtar i politikave të vazhdueshme.
Unë pres që opozita të ndërtojë një dialog me shoqërinë. E majta që duhet të ketë raport më shumë me shoqërinë, në fakt nuk ka. Opozita duhet të ndërtojë dialog me shoqërinë civile dhe me komunitetin ndërkombëtar”, u shpreh Mustafaj.
Në lidhje me situatën në Kosovë, Mustafaj deklaroi se qeveria Hoti është nën hijen e Hashim Thacit, ndërsa vlerësoi se Albin Kurti është një njeri i fortë politik.
“Personi që mbështet këtë qeveri në Prishtinë është Hashim Thaçi që ka imazh shumë të rëndë në Kosovë. VV ikën si viktimë. Edhe Vjosa Osmani, figurë qendrore është kritike ndaj qeverisë Hoti. Këto janë tregues se qeveria Hoti ka vështirësi, edhe për të mbyllur mandatin e vet.
Albin Kurti është një person shumë i fortë politik në opozitë. Kurti ka bërë gabime në pushtet, por nuk ka bërë gafë. Unë pres që Albin Kurti të shndërrohet në burrë shteti”, deklaroi Mustafaj.