(Video)/IKMT aksion në Velipojë, pronarët përplasje me policinë, ka të lënduar. Një grua humb ndjenjat. Hidhet gaz lotsjellës

E Enjte, 11 June 2020 19:41

Përplasje të forta mes pronarëve dhe policisë në Velipojë. IKMT ka ndërmarrë një aksion prej ditës së djeshme për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe sot janë prishur disa godina.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se pronarët kanë kundërshtuar prishjen dhe janë përplasur me policinë. Në pamjet e siguruara shihen qytetarë të lënduar, ndërsa një grua ka humbur ndjenjat. Policia ka lëshuar gaz lotsjellës por jo drejt banorëve por në ajër.

Policia më pas ka arritur që të largojë njerëzit dhe në fund ka prishur objektet. Pronarët pretendojnë se janë në procese ligjore për legalizimin e tyre.

Sot IKMT ka prishur objektet në pronësi të Nikoll Markut, ish-kryetar i komunës dhe aktualisht kreu i PD në Velipojë dhe ai pretendon se prishja është bërë për arsye politike.

Më herët Voltana Ademi ka deklaruar se ky aksion është i paligjshëm dhe do bëjë padi. Ademi ka kërkuar që të kalojë dhe ky sezon veror dhe më pas të prishen ndërtimet që mund të jenë pa leje duke marrë parasysh dhe krizën në turizëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...