Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me zv kryeministrin e parë të qeverisë së Kosovës Besnik Tahirin dhe ministren e Jashtme të Kosovës Meliza Haradinajn Stublla.
Meta shprehet se besimplotë te ajo që ai e quan një gjeneratë e re në Kosovë, e cila ka marrë përgjegjësitë e qeverisjes e për ta dërguar vendin sa më shpejt pranë familjes së përbashkët europiane.
"Kënaqësi të kisha sot një takim të përzemërt me Zv/Kryeministrin e Parë të Qeverisë së Kosovës, z.Besnik Tahiri dhe Ministren e Punëve të Jashtme znj.Meliza Haradinaj (Stublla). I lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi të rëndësishme në këto momente të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës", shkruan Meta në postimin e tij.