Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet këto ditë në bregdetin e Durrësit. Në një publikim në Facebook, Haradinaj shprehet se qytetarët e Kosovës po i rikthehen bregdetit shqiptar.
Ish-kreu i qeverisë së Kosovës ka publikuar një foto nga takimi me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike në Prishtinë dhe në Tiranë.
“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, poashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”,- shprehet Haradinaj në postimin e tij.