Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar qytetin e Beratit, ku ka mbetur me përshtypjet më të mira. Në mesazhin e saj në Fb, Yuri Kim shkruan:
"Një vizitë e mrekullueshme në Berat. Qytet magjepsës, guida të mrekullueshme, kisha dhe ikona antike që të mbushin sytë me lot. Unë e dua Shqipërinë. Me kënaqësi pashë si USAID/Albania ka ndihmuar në zhvillimin e turizmit me projekte si IntoAlbania".