Henze: Rama dhe Soreca të merren me 15 kushtet e PPE-së. Në 5 muaj të Covid-19, vetëm tanket përdori

Hënë, 15 June 2020 21:41

Duket se kryeministri Edi Rama do ta mbesë në klasë Shqipërinë në provimin para BE-së. Grupi Parlamentar PPE ka dorëzuar sot një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor e cila miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian, ku thuhet se ”Shqipëria të përmbushë 15 kushtet para Konferencës Ndërqeveritare”.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, parti qeverisëse në Gjermani, Martin Henze, i është përgjigjur një statusi në Twitter të ambasadorit të BE-së në vendin tonë.

 

Teksa Soreca i ka bërë reklamë ndihmës së BE për Shqipërinë në lidhje me pandeminë e Covid-19, Henze thotë se është koha që të merren me 15 kushtet e PPE-së, pasi për të, qeveria në këto 5 muaj nuk bëri asgjë për pandeminë e Covid-19.

Nga ana tjetër, Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, thotë se qeveria ka përdorur veç tanke dhe makina policie kundër popullit.

Në fund të postimit, Henze ka publikuar një video të Ramës kur thotë se nuk ka 15 kushte por që e vërteta është ndryshe që ajo që thotë kreu i qeverisë.

EU Amb.@LSorecaEU 🇪🇺delivered today to the🇦🇱Minister of Health @GManastirliu the second part of EU’s assistance to🇦🇱to fight :
👉5 fully equipped ambulances
👉15 portable mechanical ventilators
👉more than 1100 units of specialised medical equipment to treat severe cases.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
 

Ambassador, it's June 2020 and in January corona broke out in Albania, too late. it's hardly ever tested, the government hasn't done any real pandemic control for 5 months, but has used tanks and police cars against the people, NO GO, for the start of the eu talks

 
See Martin Henze's other Tweets
 
 
Login to post comments