Kontrata solide e Rames me boten e krimit.

Tuesday, 16 June 2020 10:43

Kryeministri Edi Rama po shfaqet gjithnjë e më rrallë në postime, dalje në video-mesazhe në rrjetet sociale apo media tradicionale. Është nga ato raste ku edhe mashtrimet të mbarojnë. Jo se ka frikën se i zbulohet e vërteta, por thjesht ai nuk ka se me çfarë të mashtrojë. Prej muajsh mban në duar çështjen e tërmetit dhe të koronavirusit. Dha premtime të bujshme, i shoqëruar nga ministri i fatkeqësive Arben Ahmetaj.

Kudo që shkonte jepte data, “do nisim në verë punën në kantierë të mëdhenj ndërtimesh; në dimër i keni të gjithë çelësat e banesave të reja në duar. Viti 2021 nuk do të gjejë asnjë të pastrehë nga tërmeti”… Koha ikën dhe vera erdhi. Asnjë kantier ndërtimi i hapur, vetëm pirgje inertesh kudo, të cilat janë në një lloj forme fryma dhe muza e kryeministrit.

Pa shkatërrim ai nuk qëndron dot asnjë ditë, pa mashtrim sigurisht që jo. Por edhe ai u lodh së mashtruari, u venit së talluri me qytetarët, u vel nga pushteti, qindra milonë euro e bajëtën deri në sëkëdillsje, u mërzit nga “orgjitë koncesionare” me olikarkët e tij! Rama kërkon qejfe të tjera…

Të fortët dhe kriminelët i ka nëpër këmbë, ata e mbajnë në pushtet. Jo vetëm paraja dhe të mirat materiale vijnë prej tyre por edhe ajo shpirtërore. Rama qëndron si kryeministër pikërisht nga “çunat problematik”. Kjo është e vetmja që e frymëzon, duke nisur nga bashkitë që drejtohen prej personazheve me të shkuar kriminale, deri në administratën e lartë shtetërore.

Ata janë fryma e tij e pushtetit, pa të cilën ai nuk do të ishte, por as ata nuk do të ktheheshin nga trafikantë e dhunues në zyrtarë të lartë, kryabashkiakë e madje deputetë. Të dyja palët ia kanë nevojën njëra-tjetrës dhe Rama këtë e di fort mirë. Edhe një herë do i përdorë, sikurse do e përdorin!

Sot po kalon në lehtësi të tmerrshme problem i kultivimit masiv të drogës. Policia ka zbritur nëpër plazhe dhe lumenj në një “Task-Force” gjoja kundër ndotjes, edhe pse ndotësit më të mëdhenj i kanë në pushtetin e tyre, si biznesmenë që finacojnë pushtetin, apo si olikarkë që rrëmbejnë pasuritë e vendit.

Gjithçka me paramendim për të lënë të qetë trafikantët dhe kultivuesit që të mbushin hambarët me kanabis dhe më pas një pjesë të fitimeve ti kthejnë si “çuna problematik” që të japin votat, me shantazh dhe blerje!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...