Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama duhet të hetohet dhe të dënohet nga ana e SPAK, për dëmtim të shëndetit të shqiptarëve.
Vasili shprehet se Rama është fajtor kryesor për mijëra policë, që çoi mijëra policë tek Teatri kombëtar, për ta shembur atë në kohë pandemie.
Postimi i Petrit Vasilit:
SPAK te hetoje e denoje Edi Ramen per demtim te shendetit te shqiptareve!
Rama fajtori kryesor per mijrat e policeve qe çoi tek Teatri ne kohe pandemie.
Rama fajtor kryesor si urdheruesi i thyerjes se rregullave te Pandemise me ushtrine policore, qe shkaterroi Teatrin.
Rama nuk e shembi Teatrin per 2 vjet e gjysem dhe e shembi ne mes te Pandemise.
SPAK te filloje hetimin ndaj Edi Rames!
Ky faj nuk ka shfajesim.
Ky s’mund te rrije me asnje sekonde kryeminister e jo më te jape urdhera per Pandemine!
Ky eshte tashme i paligjshem ne postin e tij.
Mijra qytetare e bisnese jane denuar per shkelje qesharake gjate Pandemise.
Askush nuk eshte mbi ligjin.
Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit.
Edi Rama eshte nje qytetar i barabarte perpara ligjit dhe ka zero privilegje perpara ligjit
Drejtesia te veproje ndaj Edi Rames ne te kundert behet bashfajtore me të dhe do duhet te pergjigjet perpara ligjit njesoj si ai.