The Guardian:Trump fton Thaçin e Vuçiçin për takim në Shtëpinë e Bardhë

E mërkurë, 17 June 2020 19:32

 

Richard Grenell, njoftoi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të rinisin dialogun dhe takimi mbahet në Shtëpinë e Bardhë.
I ngarkuari i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, bëri të ditur se qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë janë pajtuar që më 27 qershor të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Sipas Grenell, kjo po ndodh, pasi të dyja palët u pajtuan që t'i heqin pengesat për dialogun. Richard Grenell, shkroi të twitter se Serbia është pajtuar që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe nga ana tjetër Kosova u pajtua të pezullojë përpjekjet për t'u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë.

"Lajm i mirë. Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe anëtarësimet në mekanizmat ndërkombëtarë, me qëllim që të takohemi në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për të biseduar për dialogun. Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjmë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mirëpres këto diskutime”, shkroi në Twitter Richard Grenell. Tash për tash akoma zyrtarisht nuk është thënë se kush nga Kosova do të marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, por mediet në Prishtinë shkruajnë se Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti. E nga pala e Serbisë, nuk është njoftuar ende se kush do ta përfaqësojë Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në takim për dialogun.

Sapo Richard Grenell njoftoi për takimin Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e mirëpriti këtë iniciativë të SHBA-së për rikthimin e dialogut. "Udhëheqësia dhe mbështetja e SHBA-së ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen prosperuese të Kosovës. Prandaj, mirëpres iniciativën për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, nën udhëheqësinë e Richard Grenell, të dërguarit të presidentit, Donald Trump”, shkroi Thaçi në Twitter.

Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shkroi se vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që sipas tij "duhet të çojë në njohje reciproke”.

"Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht me qeverinë amerikane dhe Richard Grenell kanë prodhuar rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve. Vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjes reciproke", shkroi kryeministri Hoti në Twitter.

Nga ana tjetër, sapo Richard Grenell njoftoi për takimin Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, Presidenca e Serbisë, njoftoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vlladimir Putin. Sikurse thuhet në komunikatën e presidencës serbe, "Rusia do ta mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se është e qartë që asnjë vendim nuk do të mund të sillet pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. Sipas presidencës së Serbisë, Vlladimir Putin ka thënë se "për Kosovën do të bisedojë kokë më kokë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën e ardhshme në Moskë”. Presidenti i Serbisë, do të jetë i pranishëm në Paradën e Fitores në Moskë më 24 qershor, me të cilën do të shënohet 75-vjetori i fitores mbi fashizmin. Presidenti i Serbisë, thuhet më tej në komunkatë "e ka falënderuar Putinin për mbështetjen aktive të Rusisë për interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë”.

Sidoqoftë, njoftimi nga i ngrakuari i SHBA-së për dialogun Richard Grenell, se Kosova dhe Serbia takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, u bë në ditën kur edhe zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë njoftoi për vizitën tri ditore që do të zhvillojë në Prishtinë dhe Beograd, i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai të martën pasdite viziton Prishtinën, ndërsa më pas udhëton për në Beograd. Zyra e BE-së thotë se Mirosllav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd do të takohet me bashkëbiseduesit e tij për të biseduar për kohën dhe modalitetet për një rifillim të shpejt të dialogut Kosovë-Serbi.

"Ai do të sjellë data për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, një proces që ka sjellë rezultate reale për njerëzit e Kosovës, që prej se ka nisur”, thuhet nga zyra e BE-së në Prishtinë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që nuk u mbështetë as nga faktori ndërkombëtar.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...