Berisha:Nje akt i ri çnjerezor dhe antikombetar! Goditje fatale per shkollimin e te rinjve!

E Enjte, 18 June 2020 10:26

Nga Sali Berisha
Nje akt i ri çnjerezor dhe antikombetar!
Goditje fatale per shkollimin e te rinjve!

Miq, Edvin Kristaq Xhelati, ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar ka rritur me nje VKM ne 8 noten mesatare per pranimet ne universitete ne vitet 2021-2022.

Ky eshte nje akt antikushtetues, antiligjor, armiqesor ndaj te rinjve shqiptar.
Asnje vend i lire nuk vendos kurre nje mesatare te tille te larte, me te cilen mbyll dyert e universiteteve per 90% te femijeve te te varferve dhe zonave te thella te vendit.

Ky akt urrejtje ndaj te rinjve shqiptar eshte rikthim tek praktika e universiteteve te dyerve te mbyllura qe ndiqnin eterit barbar te Edvin Kristaq Xhelatit.

Ky vendim eshte gjithashtu deshmi flagrante se ate qe nuk beri dot me mesataren ne pranimet e vitit 2020-2021 e beri nepermjet testit kallp te letersise.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim si nje akt çnjerezor, antikombetar, armiqesor ndaj te rinjve shqiptar dhe u bej thirrje studenteve, gjimnazisteve, prinderve, familjareve te tyre te ngrihen sa me pare ne mosbindje civile per te hedhur ne koshin e plehrave te historise kete vrases te endrres universitare te te rinjve shqiptar!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e pedagogut dixhital. sb

Përshëndetje doktor Berisha, fillimisht ju urojmë shëndet
Dua të bëj publik një shqetësim, jo vetëm timin por edhe të pedagogëve e mësuesve të tjerë, mbi një venedim të fundit të qeverisë, i cili është në shkelje flagrante të ligjit për arsimin e lartë. Qeveria këtë vit ka përcaktuar pragun e notës mesatare për në universitet edhe për vitet që vijnë, njësoj si me logjikën e koncensioneve të PPP.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me nr. 436 datë 03.06.2020 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2020-2021 dhe 2021-2022 e në vijim”, është tërësissht i paligjshëm në pikën 2 të tij, pasi thotë se “... kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në institucionet e arsimt të lartë, për vitin akademik 2021-2022 dhe në vijim... kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë ...minimalisht me notë mesatare 8 (tetë).”

Ligji Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” në Nenin 74, pika 1, sanksionon se “Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë ...bëhet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave”, pra çdo vit, dhe jo për vitin apo vitet e ardhshme.

Zgjatimi në titull i fjalisë “..për vitin akademik 2020-2021 dhe 2021-2022 e në vijim”, si dhe përcaktimi në pikën 2 të VKM për vitin 2021 dhe 2022 përbën një shkelje të pastër të ligjit.

Kjo VKM përveç se hartohet nga MASR, që do të thotë se përpara se të firmoset nga ministrja kalon për firmë nga specialisti i thjeshtë, Përgjegjësi i Sektorit Juridik, Drejtor Juridik dhe më tej Sekretari i Përgjithshëm, përpara se të shkojë në Administratën e Kryeministrisë dhe Qeveri për miratim, kalon minimalisht edhe në dy ministri të tjera të linjës, që do të thotë në dy zinxhirë të tjerë të administratës publike.

Mirë e gjitha kjo ushtri me shefa, drejtorë dhe sekretarë të përgjithshëm, që u ka shpëtuar kjo shkelje e pastër e ligjit, po Universitetet tona Publike, po Rektorët apo Dekanët e zgjedhur edhe me votë studentësh, përse nuk e kanë parë dhe përse nuk e kanë denoncuar këtë shkelje të ligjti? Ky është tregues që edhe universitetet tashmë janë kapur përfundimisht nga qeveria.

Ju falënderoj dhe uroj ditë të mbarë.

Login to post comments