Paga e luftës, punonjësit e fasonerisë në Kavajë dalin në protestë

Premte, 19 June 2020 09:42

Punonjësit e një fasonerie në Kavajë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm pasi nuk kanë marrë pagën e luftës.

Ata po protestojnë përpara Tatimeve, duke thënë se nuk e kanë marrë ende pagën që iu takon.

Protestuesit dëshirojnë që të sqarohet situata nga ana e zyrtarëve që shpërndajnë pagën e luftës.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar në planin e dytë financiar se pagën e luftës e përfitojnë ato punonjës puna e të cilëve është mbyllur ose janë shkarkuar nga detyra.

Login to post comments