Vasili:Rama pa i'u dridhur qerpiku, thoshte që 15 kushtet nuk ekzistonin

Premte, 19 June 2020 12:53

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një deklarate për shtyp, foli për 15 kushtet e miratuara nga Parlamenti Europian për Shqipërinë në lidhje me rrugën Europiane.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare! Shqipëria drejtohet për fat të keq, për të sotmen dhe për ditët që ka humbur nga një kryeministër gënjeshtar dhe mashtrues i rëndomtë.

Problemi më delikat që ka të bëjë me të sotmen edhe me të ardhmen e shqiptarëve është dhe mbetet Integrimi Europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian si një mundësi e jashtëzakonshme që Shqipëria të mos izolohet e të ketë mundësi të mëdha.

Por në këtë rrugë ka vetëm një pengesë, kryeministri gënjeshtar dhe mashtrues. Europa na ka vendosur 15 kushte për shkak të tij, por Edi Rama si një gënjeshtar dhe mashtrues i rëndomtë i mohon.

Ju ftoj të shihni se si i mohon Edi Rama 15 kushtet dhe do të vazhdojmë të sqarojmë të vërtetën e madhe se si është. Ju lutem ndiqni videon dhe deklarimin e tij të para pak ditëve ku ai qartësisht shpjegon e tregon e në mënyrë kategorike mohon që ka 15 kushte.

Do të ju ftoja që të ndiqnim së bashku videon në ekran.

Pra nuk ka dhe nuk ekzistojnë 15 kushte thotë gënjeshtari dhe mashtruesi ordiner. Ja qëndrimi më i fundit i Parlamentit Europian. (Dokumenti) Jo më larg se dje është miratuar një rezolutë, e cila çfarë konfirmon? Konfirmon qartë që mbështetet përmbushja e 15 kushteve, e zeza në të bardhë, 15 kushte. Dhe ky vendim të nderuar qytetarë, sikurse thotë amendamenti është marrë që më 24 mars nga Këshilli i Ministrave i Parlamentit Europian, i cili qartësisht ka vendosur 15 kushte për shkak të Edi Ramës për të përmbushur në mënyrë që të hapen negociatat për në Bashkimin Europian. Mbrëmë Parlamenti Europian ka ndërmarrë një veprim politik shumë të rëndësishëm dhe të paprecedentë, ja ku keni në ekran votimin (Tabela e votimit) me 388 vota pro, me një shumicë të paparë në Parlamentin Europian, ku kanë votuar të djathtë e të majtë europian, të cilët i bashkon i njëjti shqetësim që përbën Edi Rama bashkë me klikën që ai përfaqëson si një gënjeshtar dhe një mashtrues i rëndomtë.

Pra të nderuar qytetarë është fare e qartë që Edi Rama nuk gënjen rastësisht, por ka një axhendë të qartë dhe të mirë caktuar kundra Integrimit Europian, pra nuk e do Shqipërinë në Europë, kundra orientimit perëndimor të Shqipërisë sepse një Shqipëri e anëtarësuar në BE apo me syrin e BE-së e bën të pamundur kultivimin e pafund të drogës, tonelata që kalojnë natë për natë Adriatikun, e bën të pamundur pastrimin e parave dhe vazhdimin që Shqipëria të jetë lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave në Europë, e bën të pamundur që korrupsioni gjigand i PPP-ve, i koncesioneve të vjedhë miliarda e të tjera, të tjera histori të frikshme të një vendi që zhvatet nga një mashtrues ordiner.

Megjithatë bëhet fjalë për 15 kushte, që kanë të bëjnë me Integrimin Europian të Shqipërisë, kemi përballë një gënjeshtar dhe një mashtrues ordiner, është e qartë dhe është detyrim i përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë që të jetë korrekt me Shqiptarët, pasi shqiptarët kanë një gënjeshtar dhe një mashtrues në krye të tyre, e tu shpjegojë që janë 15 kushte për tu përmbushur, e fajtor dhe shkaktar është Edi Rama dhe këto nuk lëvizin. Le të mos bëjë sehir se si i gënjen shqiptarët ditën për diell pa iu dridhur qerpiku Edi Rama.

15 kushtet janë aty, ju ftoj ti shikoni dhe një herë se si paturpësisht dhe me qetësinë më të madhe i gënjeu shqiptarët, mund ta ri ndiqni videon sërisht, ku i gënjeu qetësisht dhe iu tregoi pa iu dridhur qerpiku që 15 kushtet nuk ekzistonin. Pra të nderuar qytetarë ndiqeni videon ju lutem edhe njëherë dhe të mbetet në memorien tuaj, se si një person, një njeri, një burrë i dobët, një njeri i dobët karakterialisht, jo më një burrë shteti dhe një qeveritar i cili gënjen pa ju dridhur syri dhe

Login to post comments