Tanimë videot virale, ku tregohet se si kryeministri Edi Rama thotë një gjë një ditë, më pas përgënjeshtron veten, ose e përgënjeshtrojnë të tjerët, janë bërë normalitet në rrjetet sociale.
Kështu ka ndodhur edhe me rastin e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian përpara se të shkohet te Konferenca Ndërqeveritare, e cila njihet zyrtarisht si hapja e negociatave me Bashkimin Europian.
Më 10 qershor, kryeministri Edi Rama e mohoi të kishte 15 kushte, edhe pse i merrej zëri kur e shqiptonte këtë.
Por mbrëmjen e shkuar, në një veprim të rrallë, me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime Parlamenti Europian miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”.