'Dvorani shkaktoi incident të rëndë procedural'/ 'Venecia': Shkaktari i përplasjes Kuvend-President me dërgimin e listave

Premte, 19 June 2020 19:32

Ardian Dvorani është shkaktar i përplasjes Kuvend-President me dërgimin e listave për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu shprehet në draft-opinionin e tij Komisioni i Venecias, i cili thekson se, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar deri para pak ditësh nga vetë Dvorani, nuk funksionoi në mënyrë transparente.

 

Sipas "Venecias", 'do të duhet të kishte qenë e qartë se data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të zbatimit të mundshëm të emërimit të parazgjedhur në bazë të rregullit 30-ditor. Normalisht, sipas Neneve 7/a deri 7/c të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, KED duhet të respektojë afatet e rrepta gjatë procesit të emërimit. Megjithatë, afatet fillestare i shkelën që kur KED nuk funksionoi gjatë 2018'.

 
 
 

Pjesë nga draft-opinioni i Komisionit të Venecias:

 
 

90. Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente. Transparenca është thelbësore për të fituar besimin e publikut në procedurën e emërimit, pra në vetë Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (nenet 149 / d (3) dhe 179 (11) të Kushtetutës). Përkundrazi, në zbatim të rregullit 41 të vendimit të KED Nr. 4, datë 11.03.2019 për Procedurën e Verifikimit të Kandidatëve për vakancat e lira në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, "diskutimet mbi çështjen, si dhe votimi i vendimit do të bëhet vetëm në praninë e anëtarëve të Këshillit.”  Rregulli 39 i të njëjtit vendim të KED i jep Avokatit të Popullit vetëm mundësinë për të dhënë “opinione dhe vlerësime në lidhje me mënyrën e procedurës së ndjekur për verifikimin e kandidatit ”, që do të thotë jo për vlerësimin e renditjes. Mesa duket KED argumentoi se Avokati i Popullit mund të bëjë deklarata publike të cilat mund të shkelnin konfidencialitetin e procedurave të KED. Kjo nuk duket e justifikueshme pasi Avokati i Popullit gjithashtu do t’i përmbahej kriterit të ruajtjes së fshehtësisë për sa i përket çështjeve individuale; Në vend të kësaj, Avokati i Popullit mund të bëjë komente publike për funksionimin e KED në përgjithësi. Meqenëse diskutimet janë pjesë kryesore e "veprimtarisë" së KED, duket se Rregulli 41 është në kundërshtim me Kushtetutën, dispozitat ligjore të lidhura me të dhe me qëllimin për të siguruar besimin e publikut në procedurën e zhvilluar nga KED. Komisioni i Venecias rekomandon që KED ta ndryshojë këtë Rregull për procedurat e verifikimit dhe zgjedhjes së kandidatëve të ardhshëm.

91. Gjithashtu, neni 226 (2) (d) i ligjit nr. 115/2016 për institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë parashikon që Kryetari i Këshillit të sigurojë regjistrimet audio të mbledhjeve të Këshillit dhe që përmbledhjet e procesverbalit të mbledhjeve të Këshillit mbahen dhe publikohen në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Mirëpo duket se përmbledhjet e takimeve nuk janë botuar në kohë. Kjo është veçanërisht për të ardhur keq sepse Avokati i Popullit u përjashtua nga diskutimet sipas Rregullit 41. Komisioni i Venecias rekomandon që përmbledhjet e procesverbalit të mbledhjeve të KED në vitin 2020 të publikohen në kohën e duhur.

92. Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi. KED formoi katër lista të kandidatëve (dy për Presidentin dhe dy për Kuvendin) më 21.09.2019; ai më pas i dërgoi Presidentit dy lista më 08.10.2019 dhe dy lista në Kuvend më 14.10.2019. Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial. Në përgjigje të pyetjes së delegacionit të Komisionit të Venecias, pse i dërgoi listat në Kuvend gjashtë ditë më vonë se ato që i ishin dërguar Presidentit, Kryetari i KED u përgjigj se përgatitja e dosjeve të plota që u dërguan së bashku me listat morën më shumë kohë. Kjo mënyrë veprimi nuk u diskutua në KED. Komisioni i Venecias nuk është në gjendje të shqyrtojë nëse shpjegimi i dhënë është i besueshëm. Sidoqoftë, do të duhet të kishte qenë e qartë se data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të zbatimit të mundshëm të emërimit të parazgjedhur në bazë të rregullit 30-ditor. Normalisht, sipas Neneve 7/a deri 7/c të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, KED duhet të respektojë afatet e rrepta gjatë procesit të emërimit. Megjithatë, afatet fillestare i shkelën që kur KED nuk funksionoi gjatë 2018.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...