Vasili: Komisioni i Venecias fundosi maxhorancën e Lanës. Ora e Ramës ka mbaruar

Saturday, 20 June 2020 14:58

Në një dalje publike për mediat, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili sulmoi ashpër maxhorancën, një ditë pasi Komisioni i Venecias publikoi dy opinionet, atë për Gjykatën Kushtetuese dhe paketën Anti-Shpifje.

Vasili theksoi se ‘Venecia’ fundosi atë që ai e cilëson ‘maxhorancën e Lanës’.

“Venecia i dha shumë të drejtë Presidentit të Republikës që ai pezulloi procesin për të krijuar një proces të drejtë, të ekuilibruar, proporcional, të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe kësisoj asgjësoi dhe ndali puçin antikushtetues të përgatitur me kujdes nga Rilindja për të rrëmbyer dhe kapur Gjykatën Kushtetuese në grushtin e saj.”, tha Vasili, në emër të LSI-së.

DEKLARATA E PLOTË
Ky konsultim me Venecian ishte i panevojshëm, pasi zbatimi i Kushtetutës nga ana e Presidentit kishte qenë i qartë, i drejtë dhe pa asnjë ekuivok. Komisioni i Venecias dje i vuri vulën disa momenteve kyçe me të cilat Rilindja ka dashur të mbajë peng vendin. Së pari, është e qartë që Presidenti i Republikës në të gjithë veprimet e tij, ka zbatuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe çdo vendim për shkarkimin e tij ishte thjeshtë dhe vetëm një tentativë rilindase për të shantazhuar dhe kapur institucionin e Presidentit të Republikës.

 

Venecia i dha shumë të drejtë Presidentit të Republikës që ai pezulloi procesin për të krijuar një proces të drejtë, të ekuilibruar, proporcional, të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe kësisoj asgjësoi dhe ndali puçin antikushtetues të përgatitur me kujdes nga Rilindja për të rrëmbyer dhe kapur Gjykatën Kushtetuese në grushtin e saj. Venecia sqaroi qartë rolin e ish-kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dvorani dhe i quajti në mënyrë të qartë dhe të prerë vendimet e tij si incidente të rënda që krijuan konflikt në mes të institucioneve, pra Dvorani ishte një instrument i qartë në duart e Rilindjes në funksion të puçit antikushtetues për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese. Njëherazi, jo i vendos vulën përgjegjësisë së rëndë penale që rëndon mbi këtë individ, i cili duke shpërdoruar ligjin, Kushtetutën dhe institucionin e tij, krijoi turbullirat e një premise kushtetuese dhe i shërbeu një skenari që ishte një goditje në kokë e shtetit ligjor në Shqipëri.

 

Tanimë, ndryshe nga pretendimet vërtetë qesharake, mjerane, alla Balla, të tipit Balla, sot SPAK-u, i cili ka në dorë dosjen e Dvoranit e ka të provuar 100% fajësinë e tij dhe nuk ka më asnjë arsye të vonojë dhe të ndalet për të proceduar penalisht këtë person që ka shpërdoruar në mënyrën më të rrezikshme detyrën dhe institucionin e tij në funksion të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese, e njëherazi ka evidentuar ai me veprimet e tij, por edhe Venecia sqaron qartë, rolin aktiv shumë të gabua, antikushtetues të Kuvendit të Shqipërisë, i cili u bë pjesë e këtij skenari me veprimet e tij, me refuzimin e bashkëpunimit dhe desktruktivitetin e tij, së bashku dhe me pjesën e Ministrisë së Drejtësisë. Pra të gjithë aktorët Dvoran-Kuvend-Ministria e Drejtësisë, e evidentojnë qartë me incidentin e rëndë të Dvoranit si bashkëpunëtor tashmë të kapur në krim. Është fare e qartë dhe Venecia nuk lë asnjë ekuivok dhe jep një përgjigje të prerë, se mospranimi dhe refuzimi i vetëshpalljes së një kandidateje Vorpsi, e cila u betua te Lana ishte një veprim shumë i drejtë i Presidentit të Republikës, një veprim tërësisht kushtetues i tij dhe në këtë mënyrë Venecia rrëzoi dhe përbuzi në mënyrë të paekuivok betimin e Lanës, por njëherazi dhe mazhorancën e Lanës që u bë zëdhënëse e këtyre proceduarave antikushtetuese, provinciale dhe të neveritshme siç është e gjithë konstruksioni politiko-juridik i rilindjes që ka uzurpuar qeverisjen e vendit.

Njëherazi Venecia vendosi qartë dhe paekuivon dhe rrëzoi pa asnjë mëdyshje edhe ligjin anti-kushteues për të shmangur betimin e gjykatësve tek Presidenti i Republikës sepse një ligj, i cili për turpin e saj u miratuar pa pritur që Venecia të arrinte në Tiranë, Venecia e thirrur nga vetë rilindja, pa e pritur atë. Megjithatë, Venecia e bën vlerësimin, megjithëse një akt i tillë do të meritonte përbuzje dhe nuk do të meritonte fare vlerësimin e Venecias pasi u bë fakt i kryer, megjithatë Venecia e vlerëson dhe e vlerëson tërësisht antikushtetues, qartësisht e njëanshëm dhe në shërbim të një qëllimi, të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese me çdo kusht, me çdo mjet dhe me çfarëdo lloj poshtërsie anti-ligjore dhe anti-juridike.

I tërë procesi i shkarkimit të Presidentit rrëzohet në mënyrë të qartë dhe nuk lë më vend për asnjë diskutim dhe krijon shumë qartë për çdo shqiptar idenë që e gjithë farsa e procesit të shkarkimit të Presidentit ishte një farsë me 0 përmbajtje nga pikëpamja kushtetuese, por kishte vetëm një qëllim, të shantazhonin Presidentin e Republikës në mënyrë që të rrëmbenin pastaj të tëra ato që ishin elementet e fundit që ishin të pa rrëmbyera të pushtetit e ku koka ishte Gjykata Kushtetuese, e cila është një hall i madh për ta pasi në Gjykatën Kushtetuese do të duhet të merren vendime për disa qindra milionë e miliardë euro të rrëmbyer në mënyrë kriminale nga qeveria e rilindjes e për të cilat do të jepet një verdikt. Dhe dihet që rilindja nuk do të gjykohen këto çështje pasi i ka rrëmbyer këto para, i ka ndarë, i ka çuar për offshore, I ka investuar në veprimtari kriminale, i ka futur në procese pastrimi dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vërtetë një ditë e zezë për ta pasi do të thotë hedhje dritë mbi disa të vërteta shumë të rënda e që dhembin shumë.

Ne të gjithë e kuptojmë këtë gjë, por njëherazi të tërë shqiptarët kanë mbetur të çuditur sërish, por dhe të neveritur sërish nga një pseudo-mazhorancë, është një minorancë e minorancës, por është formalisht atje dhe qëndron e vetme në Parlament, kur dëgjon që Venecian ne e morëm për opinione, por jemi ne që vendosim. Unë pyes në emër të gjithë shqiptarëve kush e kërkoi Venecian për konsultim, Presidenti jo dhe jo, opozita jo dhe jo, ishte vetë rilindja që e kërkoi jo njëherë por për herë të dytë dhe të tretë pasi dërgoi pyetje të tjera plotësuese me çdo kusht edhe me çdo mjet fshehu edhe informacionet në mënyrë që të manipulonte një opinion evaziv apo të dyshimtë që ta përdorte si të donte. Venecia edhe për këtë sigurisht, shqiptarët janë mirënjohës asaj, ishte e qartë pas asnjë ekuivok dhe e prerë. Tani më këta bashibozuk të mbledhur në parlament nuk kanë më asnjë rrugë tjetër sepse ora e tyre e fundit ka arritur. Venecia ka folur dhe këta nuk mund të ndihem më. Njëherazi Venecia ka kthyer një përgjigje shumë të qartë e të prerë edhe për ligjin anti shpifje, për të cilën ballo mazhoranca apo balla mazhoranca sepse kjo bën një ballo me anti ligjin por ka dhe emrin e ballës që kanë venë si një zëdhënës i këtij anti ligji. Çfarë thotë Venecia për ligjin e anti shpifjes, ligji thotë vuan nga paqartësitë dhe rrezikon të shtypë, pra rrezikon të shtypë në mënyrë të ngurrtë diskutimin e lirë dhe shprehen politike, ky është opinioni i Venecias. Balla mazhoranca del edhe thotë në këtë mënyrë ne e kemi plotësuar një nga 15 kushtet që janë atje, për fat të mirë të gjithë zotërinjtë e Parlamentit Europian dhe të Komisionit Europian në Bashkimin Europian e lexojnë vetë në anglisht dhe nuk ka ndonjë vështirësi dhe nuk ka nevojë për përkthimin balla rilindje të opinionit të Venecias. Por sigurisht sjellje të tilla të marra janë një lajm i keq pasi në vend që 15 kushtet të pakësohen me arsyetimet e mazhorancës së kapur e të rrëmbyer nga të gjitha anët nga paratë e pista, nga droga, nga kriminelët mund të bëjë për fat të keq që këto kushte të shtohen e të rëndohen pasi ne e dimë shumë mirë që janë 15 kushte të pakapërcyeshme pavarësisht nga përdredhjet edhe spërdredhjet e Rama ballës të kapur me presh në dorë, janë 15 kushte edhe si luan topi e të cilat në mënyrë historike si asnjëherë në historinë e Parlamentit Europian, pasi mjaftonin vendimet e 24 marsit të mbajtura fshehur në kohën e pandemisë ku ato citoheshin prapë. Po rikthehem serish Parlamenti Europian ka miratuar me 76% të votave një shumicë e paparë ndonjëherë pra me 532 vota që bëjnë 76 % të votimit rezolutën në të cilën janë vendosur dhe amendamenti i 15 kushteve, pra të djathtë e të majtë apo të majtë edhe të djathtë kanë formuluar në Parlamentin Europian që udhëheq politikisht Evropën, atë ndjeshmëri të jashtëzakonshme, atë shqetësim madhor të një vendi të rrëmbyer nga darët e krimit, pastrimit të parave të pista, korrupsionit dhe të kriminalitetit i cili duhet shpëtuar. Pra kanë votuar 76% për të shpëtuar Shqipërinë nga qeverisja e Edi Ramës edhe e këtyre suflerëve të paguar mirë të cilët vënë në diskutim 15 kushtet. Pra, 15 kushtet janë atje. Venecia ka qenë sigurisht goditja e 3-të përfundimtare pas 3 momenteve të jashtëzakonshme.

Pas raportit të ODIHR për votimet e 2019 i cili bëri skanerin e një shteti inegzistent dhe antiligjor. Pas 15 kushteve që i vendosën vulën qeverisjes kriminale në Shqipëri dhe Venecia e cila i vendosi vulën shpartallimit të rendit juridik, të shtetit ligjor në Shqipëri, duke vërtetuar që ora e Ramës dhe e të tjerëve që janë rreth këmbëve të tij, pecet e këmbëve të tij, ka mbaruar. Është lajm i madh që sot kemi shumë të qartë që kemi një institucion me integritet të pacënuar siç është Institucioni i Presidentit të Republikës i cili ka pasur dhe vazhdon të ketë si udhërrëfyes të tij vetëm dhe vetëm Kushtetutën e vendit, ky është një lajm shumë i rëndësishëm për shqiptarët por është një institucion nga ku shteti ligjor mund të fillojë ringritjen e tij, jo me këtë mazhorancë, minuese dhe shkatërruese e cila ka vetëm një qëllim, të mbajë shqiptarët larg Evropës sepse shqiptarët në Evropë do të thotë prozhektorë të cilët do të nxirrnin llumin e zi të kriminalizimit së kësaj qeverisje i cili është shumë më i madh se sa edhe qytetarët e përfytyrojnë, është shumë më i madh se sa media e ka pasqyruar dhe është shumë më i thellë nga çdo imagjinatë që mund të përfytyrohet. Ndaj, ky raport i Komisionit të Venecias së bashku dhe me 15 kushtet dhe me raportin e ODIHR janë 3 shtyllat e mëdha ku që nga shqiptari i thjesht, njeriu i medias, politikanët e opozitës, shoqëria civile, kanë tashmë në duar skanerin e qeverisjes më të zezë në historinë e më shumë se 100 viteve të këtij vendi. Njëkohësisht kanë edhe dy alternativa, kanë të vërtetat e opozitës shqiptare që vijnë nga të gjitha foltoret, nga kjo foltore dhe nga foltoret e tjera dhe gënjeshtrën dhe mashtrimin e pushtetit i cili guxoi sot të përpiqej të manipulonte dhe të gënjente shqiptarët dhe me opinionin e kristaltë të Komisionit të Venecias i cili nuk linte vend për asnjë diskutim dhe debat. Megjithatë asnjë nga ne nuk do të lodhet duke evidentuar mashtrimin qeveritar dhe shtetëror, dhe vendosjen në krahun tjetër në pah të të vërtetave të padiskutueshme dhe absolute. Ora ka ardhur, qytetarë jemi të gjithë së bashku për të shpëtuar Shqipërinë tonë që ndodhet në rrezikun më të madh se kurrë ndonjëherë. Ju faleminderit të gjithëve.

Login to post comments