Këshilltari politik gjerman për raportin përfundimtar të “Venecias”:Hera e parë, që prej 2018, që një organizatë ndërkombëtare njeh mosfunksionimin e shtetit kushtetues në Shqipëri

Saturday, 20 June 2020 16:23

 

Eksperti gjerman, Henze: Organizata Rama po shtyp lirinë e medias
Këshilltari politik i CDU-së gjemane, Martin Henze, ka reaguar lidhur me raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias që i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Bravo, hera e parë, që nga viti 2018, që një organizatë ndërkombëtare sulmon reformën në drejtësi, identifikon, akuzon mosfunksionimin e shtetit kushtetues në Shqipëri. Ka shkelje të rëndë të Kushtetutës,- shkruan Henze në një postim në Twitter.

Ndërkohë, në një tjetër postim në rrjetet sociale, Martin Henze replikon ashpër me Kryeministrin Edi Rama lidhur me rezolutën e miratuar nga Parlamenti Europian që i vendos 15 kushte Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Login to post comments