"Shumica e presionit amerikan është vënë mbi Kosovën dhe jo mbi Serbinë” - Kështu shkruan gazeta amerikane prestigjioze New York Times, në një artikull për takimin e 27 qershorit në Uashington.
Në artikull thuhet se administrata e Donald Trump po mundohet që ta arrijë një marrëveshje për paqe, duke lënë anash Bashkimin Evropian, duke i bërë presion Kosovës dhe duke injoruar problemet e demokracisë në Serbi.
Tutje shkruhet se Richard Grenell, emisari amerikan, prejse është përfshirë në këtë proces ka ofenduar dhe përjashtuar diplomatët evropianë, të cilët kanë punuar shumë prej vjetësh në rastin e Kosovës.
Gazeta thotë gjithashtu se politika e Grenell ka minuar demokracinë në Kosovën dhe në anën tjetër i ka fshehur sytë në raport me autoritarizmin në Serbi.
“Kam dyshime se në këtë mënyrë nuk mund të zgjidhesh çështje si Kosova, në këtë mënyrë si po e trajton situatën Grenell”, ka thënë në këtë artikull ish-evropiani që ka punuar në cështjen e Kosovës, Wolfgang Petritsch.
Gazeta gjithashtu shkruan se “Grenell po shpreson në një fitore diplomatike në Ballkan para zgjedhjeve presidenciale në nëntor”.
Edhe takimi i javës së ardhshme, shkruan NYT është bërë pa kurrfarë konsultimi me evropianët.
Grenell ka provuar ta zgjedh problemin duke kërkuar pak nga Vuçiq, dhe duke rritur presionin ndaj Kosovës dhe duke zgjeruar qarjet e saj të brendshme.
“Kemi harruar se cili është klienti jonë”, ka thënë Dasvid Phillips, një ekspert për Ballkanin dhe këshilltar i administratës amerikane gjatë luftës në Kosovë.
“Nuk është Serbia, por Kosova, vendi që kemi ndihmuar të lind”, thotë ai.
New York Times shkruan se ekipi i Grenell ka refuzuar të përgjigjet për këtë artikull.