Ish-kryeministri Sali Berisha rikthen edhe një herë vëmendjen te Unaza e Re dhe ajo që po ndodh së fundmi atje.
Sipas tij, priten të prishen 280 shtëpi të tjera për të mbrojtur tokat e Edmond Begos
Ish-kryeministri i referohet mesazhit të një qytetarit,
"Do prishin 280 shtëpi në Unazën e Re për të mbrojtur tokat e famozit Edmond Bego! Kriminale!", shkruan Berisha, ndërsa publikon denoncimin e qytetarit.
'Pershendetje dr diten e shtune ne banoret e unazes se re na mblodhi keshilli bashkiak per konsultime per projektin e rahabilitimit te lanes.
Mirepo projketi nuk ka ndryshuar fare rahabilitimi i projktit lana prish 280 shpi per arsye te shmangjes se tokes boshe te Edmond Begos'.