Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, David McAllister njofton se, nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri.
Europarlamentari gjerman ve në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e teatrit dhe nenvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare).
Takimi i komisionit parlamentar mund të ndiqet dhe online.