Shembja e Teatrit:'Berliner Zeitung': Zemra kulturore e vendit t'i linte vendin kullave fitimprurëse

Diel, 21 June 2020 22:16

Vijojnë reagimet e faktorit ndërkombëtar lidhur me ngjarjet e 17 majit në Tiranë, që kulmuan me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Raportimin për festivalin teatror Radar Ost që u zhvillua këtë javë në Berlin, gazeta 'Berliner Zeitung', një nga më të lexuarat në kryeqytetin gjerman, e nis si vijon me 3 paragrafë kushtuar videos së 17 majit që u dërgua nga Tirana si kontribut në këtë festival.

"Fillimisht një shok dhe ulërima me zë të lartë. Ato vijnë nga errësira e Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë, i cili nuk ekziston më sot sepse ai thjesht u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit të këtij viti. Ulërimat vinin nga okupuesit e ndërtesës dhe nga policët që ndërhynë me dhunë që të hapnin rrugën për ekskavatorët, në mënyrë që zemra kulturore e vendit të lironte vend për kulla fitimprurëse për zyra dhe biznese.

Prej dy vitesh, një pjesë e madhe e shoqërisë civile shqiptare kanë protestuar kundër shembjes së promovuar nga kryeministri Edi Rama dhe tani ai faktet i realizoi me një sulm të befasishëm. Se sa thellësisht ky veprim shtetëror gati-diktatorial ndërhyn në jetën emocionale të njerëzve të shtangur, se çfarë mund të jetë një ndërtesë teatri për një qytet dhe një vend të tërë, mund të shihet në pamjet tronditëse të një videoje dhjetëminutëshe që aktivistet Lindita Komani dhe Doriana Musai e kapen me telefonat e tyre celularë gjatë aksionit të zhvilluar natën.

Fundjavën e kaluar mund të klikonit në videon e dëshpëruar të realitetit të dhunshëm të Europës në programin digjital të festivalit të Teatrit gjerman dhe të ndesheshit me kontributin padyshim më ngacmues dhe depërtues të Festivalit Radar Ost, i cili u digjitalizua këtë vit në një mënyrë veçanërisht të kujdesshme", thuhet ndër të tjera gazeta gjermane.

Artikulli në origjinal:

https://www.berliner-zeitung.de/kultur-vergnuegen/radar-ost-im-deutschen-theater-kirill-serebrennikow-li.87474?fbclid=IwAR0M-8MxoFi3kijXk_rCZ9JaGl_XlCSdsSl8nr1EPgPhaoRWJpOGPHUe3ew

Kujtojmë këtu se, nesër, kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, David McAllister njofton se, nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri.

Europarlamentari gjerman ve në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e teatrit dhe nenvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...