Ka përfunduar takimi mes presidentit të Republikës Ilir Meta me kryenegociatorin e Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi.
Takimi u mbajt në Presidencë.
11:02 – Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Shqipërisë për negociatat me BE-në Zef Mazin në orën 12:00 në Presidencë.
Zef Mazi është zgjedhur kryenegociator i Shqipërisë në negociatat e vendit tonë për integrimin në Bashkimin Europian.
Kryeministri Edi Rama përmes një konference për mediat ka prezantuar ditë më parë kryenegociatorin në MEPJ të Shqipërisë për në BE Zef Mazin.
Rama tha se Zef Mazi ka shërbyer për shumë vjet për Shqipërinë, si dhe ka punuar edhe për institucionet ndërkombëtare. Më tej, Rama u shpreh se Zef Mazi ndër të tjera është parë si kandidat për president të Republikës.
“Kam parë me kuriozitet eksperiencat e vendeve të tjera. Serbia zgjodhi një politologë. Mali i Zi ia besoi këtë pozicion një eksperti bujqësie. Maqedonia e Veriut duket se do ia besojë një juristi të njohur në vend. Kroacia zgjodhi një zëvendës ministër të Ekonomisë për të përfunduar negociatat e veta shumë me sukses.
Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë) një bast që nuk dihet sa zgjat në kohë) me një diplomat me histori të veçantë në suazën e diplomacisë shqiptare Zef Mazit, që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar”, tha Rama gjatë prezantimit të Mazit përpara shqiptarëve.