KE diskuton sot për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe situatën politike në Shqipëri
Këshilli Europian do të diskutojë të hënën, 22 qershor, për situatën politike në Shqipëri dhe shembjen e Teatrit Kombëtar.
Pyetur nga grupimi ‘Diaspora për Shqipërinë e lirë’, Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, David McAllister ka pohuar se shembja e Teatrit Kombëtar ishte shkatërrim i trashëgimisë kultorore, një prej vlerave që BE nxit më shumë tek vendet anëtare.
Sipas tij, shembja e teatrit ‘përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën zyrtare.’
Mbledhja do të zhvillohet ora 16:45 deri në orën 18.45.