Berisha 'këshillon' Ramën: Jep dorëheqjen! Shmang përplasjet

Hënë, 22 June 2020 21:22

I ftuar në "Çim Peka LIVE" në SYRI TV, ish kryeministri Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, pas deklaratave të sotme në Parlamentin Europian, nëse ka një pikë shqiptari në gjakun e tij, Rama ka vetëm një rrugë: largimin.

 
 
 

"Është e jashtëzakonshme. Në dimrin e vitit 2002 nga po ky komision ishin të ftuar qeveria dhe opozita. Kishte ndodh kjo vetëm në vitin 1993 me komandatin Ahmed Masud. Tani gjykimin e bën pa palë dhe lëshuan verdiktin, deklaratat. Ata i marrin të mirëfillta ato që kanë thanë aty. Kësaj rradhe është një gjykim pa apel. Nuk i dhanë mundësi mbrojtje siç ia dhanë Fatos Nanos që ishte aty i pranishëm.

 
 

Përsëri narkoshteti. Deklarata e David Lega se qeveria tregohet më e ashpër me gazetarët dhe e butë me trafikantët, tregon gjithçka. 

 
 

Të themi të vërtetën: nëse Rama do të kishte një nonagram shqiptari ai nesër duhet të japë dorëheqjen", u shpreh Berisha.

"Rama ka vetëm një rrugë, për të shmangur një përplasje, të japë dorëheqjen", shtoi ish kryeministri.

 
 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...